ATA
I
- (dhan. atyre, tr. e shkurt. u; kallëz. ata, pas parafj. ta, tr. e shkurt. i; rrjedh. atyre, pas parafj. tyre) përem. 1. vetor. tregon shumë frymorë a shumë sende të gjinisë mashkullore jo të pranishme ose të përmendura më parë: erdhën ata; ata s'duan; disa prej tyre; rri ca me ta. 2. dëft. tregon shumë frymorë a shumë sende të gjinisë mashkullore larg folësit ose të përmendura më parë se të tjera (kur krahasohen); kund. këta: ata fëmijë; ata plepa; atyre që mungojnë; / tregon frymorë a sende në përgjithësi, kushdo; / bised. përdoret para një emri mashkullor shumës për të përforcuar vlerësimin, mospërfilljen etj.: po ata kuaj; po ata aktorë; gjithë ata njerëz!
IIbised.
- vetor. Tregon një send të gjinisë asnjanëse jo të pranishëm në çastin kur flasim.
- dëft. Tregon një send të gjinisë asnjanëse që ndodhet më larg folësit se një send tjetër (kur krahasohen); kund. këta: ata gjalpë; ata ujë.
Shprehje
- Ç'qe ata? si ndodhi, si qe puna?