ATA I përem.
1. vetor. Tregon frymorë a sende (të shënuar nga emra të gjinisë mashkullore), që zihen në gojë, por që nuk janë aty; zëvendëson një emër të gjinisë mashkullore (në numrin shumës), që është përmendur pak më parë ose që do të përmendet më pas. Ata vetë pikërisht ata. Para tyre. Disa prej tyre. Mbi ta.
2. përd. em. Pala që ndryshon nga botëkuptimi dhe nga mënyra e jetesës prej nesh; pala që ka qëllime e synime të kundërta o të ndryshme prej nesh; të tjerët, kundërshtarët; kund. ne. Te ne dhe tek ata.
3. dëft. Tregon frymorë a sende (të shënuar nga emra të gjinisë mashkullore), që ndodhen me larg folësit se frymorët a sendet e tjera të atij lloji; zëvendëson një emër të gjinisë mashkullore (në numrin shumës), që është përmendur më parë se një tjetër; kund. këta. Ata atje. Ja ata. Ata shokë. Ata drurë.
4. dëft. Përdoret me një emër të gjinisë mashkullore (në numrin shumës) për të treguar pjesën e kohës, që shënohet nga emri ose që është përmendur më parë. Ata muaj. Ata shekuj.
5. dëft. Përdoret para një fjalie të varur, e cila përcakton frymorët a sendet që tregon përemri (të shënuar nga emra të gjinisë mashkullore në numrin shumës), ose para një fjalie kryefjalore, e cila përcakton frymorët a sendet, që zëvendëson përemri, pavarësisht nga gjinia, me kuptimin «kushdo»; përdoret për të treguar ose për të zëvendësuar frymorët a sendet që përmenden më parë me një cilësi a tipar të caktuar. Një nga ata pleqtë patriotë. Ata të malit (të fushës). Atyre që ndjekin shkollat.
6. dëft. libr. Përdoret në vend të një emri të gjinisë mashkullore (në numrin shumës) për të mos u përsëritur emri. Punonjësit e ndërmarrjeve dhe ata të kooperativave.