ATA II
përem. vjet. bised.
- vetor. Tregon një send (të shënuar nga një emër i gjinisë asnjanëse), për të cilin bëhet fjalë, por që nuk është i pranishëm, zëvendëson një emër të gjinisë asnjanëse (në numrin njëjës), të përmendur pak më parë ose që do të përmendet më pas.
- dëft. Tregon një send (të shënuar nga një emër i gjinisë asnjanëse), që ndodhet më larg folësit se një send tjetër i njëjtë; kund. këta. Ata lesh (gjalpë, mish). Ata ujë.
- dëft. shih ASO
- Ç'qe ata? vjet. si ndodhi? si rastisi? si qe puna? Ç’qe ata! vjet., iron. Çudi! Si është e mundur! Si mund të ndodhte! Ç’është ata! vjet. Përdoret si përgjigje për ta qetësuar bashkëbiseduesin, duke e siguruar se diçka do të bëhet, me kuptimin: patjetër, pa asnjë dyshim.