ATDHE m.
1. Vendi ku kemi lindur e jetojmë ne dhe ku kanë jetuar të parët tanë, vendi ku banon prej kohësh një popull a një komb, mëmëdhe. Atdheu ynë. Atdheu socialist. Dashuria (malli) për atdheun. Çlirimi i atdheut. Për mbrojtjen e atdheut. Atdheu në rrezik. I shërbej atdheut. Ranë për atdhe. Të shkojmë atje ku ka nevojë atdheu! Atdheu i dytë vend i huaj, ku jeton dikush për një kohë të gjatë dhe e ndien veten si në vendin e vet. Duaj atdheun, si shqipja folenë! fj. u.
2. Vendi ku lind e zhvillohet diçka për herë të parë, vendi prej nga buron a vjen diçka; vend i përshtatshëm për lulëzimin e diçkaje. Atdheu i socializmit. Atdheu i poezisë (i arteve). Atdheu i një bime (i një kafshe).