ATDHETAR m.sh.
Ai që e do atdheun e popullin e vet dhe që u shërben atyre me besnikëri, ai që lufton me vetëmohim për të mbrojtur interesat e vendit të vet, patriot. Atdhetar i kulluar. Atdhetar i madh (i flaktë).
ATDHETAR mb.libr.
Që do atdheun e popullin e vet, që mbron me vetëmohim interesat e vendit të vet, patriot; që shpreh dashuri për atdheun ose që frymëzohet nga dashuria për vendin e lindjes, patriotik. Njeri atdhetar. Ndjenjë (frymë) atdhetare. Detyrë (vepër) atdhetare. Përpjekje atdhetare. Këngë atdhetare.