Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ATË

    IKallëz.
    1. e përem. vetor e dëft. AI, AJO.
    IIm. sh.
    1. Prindi mashkull kundrejt fëmijëve të vet, baba. Atë e nënë. Atë e bir. Im atë. Ati im. I ati i fëmijës. Kushëri nga i ati. Gjallë i ati (i ati në vend) i ngjan krejt babait të vet (nga pamja ose nga sjelljet).
    2. vet. sh. Brezi i mëparshëm, baballarët; të parët. Etër e bij. Trojet e etërve tanë.
    3. Themeluesi i një fushe të dijes ose të veprimtarisë shoqërore, frymëzuesi e drejtuesi kryesor i një veprimi me rëndësi historike, babai. Ati i mjekësisë.
    4. fet. Titull fetar që u jepet priftërinjve a murgjve; në sh. apostujt, shenjtorët që i kanë sjellë shërbime kishës në veprimtarinë e saj reaksionare (në vendet ku vepron kisha e krishterë; në të kaluarën edhe në Shqipëri). Atë shpirtëror. Etërit e kishës.
    5. fet. Personi i parë i trinisë së shenjtë sipas paragjykimeve fetare, zoti.
    6. vet. sh. vjet. Paria e vendit, baballarët. Etërit e kombit.

      Shprehje

      • Atë pas ati brez pas brezi.