Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ATËHERË

    ndajf.
    1. Në një kohë të caktuar në të shkuarën ose në të ardhmen, në atë kohë kur ka ndodhur ose do të ndodhë diçka, jo tashti; në atë çast. Që atëherë. Deri atëherë. Atëherë u kujtova. Atëherë ia nisën punës. Njësoj si atëherë. Ashtu ishte atëherë.
    2. Në atë rast; kështu, pra (përdoret me kuptim përmbyllës ose për të pyetur se ç'duhet bërë a ç'pritet të ndodhë). Atëherë, u morëm vesh. Atëherë, ikim. E çfarë, atëherë? Atëherë, ç'thua?
    3. Si rrjedhim, si pasojë (përdoret në fjalinë kryesore si fjalë e bashkëlidhur, kur në fjalinë e varur ka një lidhëz kushtore). Po të shkosh ti, atëherë do të shkoj edhe unë. Meqë e kuptove gabimin, atëherë po ta fal.

      Shprehje

      • Atëherë kur ... në atë kohë që, në vend që, ndërsa.