ATERIAL mb.
1. filoz. Që i përket realitetit objektiv, që ekziston jashtë ndërgjegjes sonë e pavarësisht prej saj. Bota materiale.
2. Që mund të kapet me anë të shqisave, lëndor. Gjuha është veshja materiale e mendimit.
3. Që shërben për të plotësuar nevojat për jetesë (si ushqimet, veshmbathjet e mjetet e tjera për të jetuar); që ka të bëjë me sendet, vlerat, paratë etj., të cilat i duhen njeriut a shoqërisë, që prodhohet e përdoret në jetën e përditshme; që ka të bëjë me një lëndë të caktuar, e cila nevojitet për diçka. Të mira materiale. Mirëqenie (gjendje) materiale. Ndihmë (përkrahje) materiale. Baza materiale. Burimet (mundësitë, kushtet) materiale. Vlera materiale. ek. Interes material. Vështirësi materiale. Dëm material. Humbje materiale. Përgjegjësi materiale.
4. Që nevojitet realisht a konkretisht për të kryer një punë a veprimtari. Kohë materiale. Forcë materiale forcë reale, konkrete. * Kultura materiale tërësia e mjeteve, e orendive dhe e të mirave të tjera të krijuara nga shoqëria në një periudhë historike të caktuar. Pikë materiale (lëndore) mek. shih te LËNDOR, ~E. Provë materiale (lëndore) drejt. shih te LËNDOR,~E.