Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ATHËT

    Ias.
    1. shih ATHTËSI,~A. I heq të athëtit.
    IImb.
    1. Që është pak i thartë e që të mbledh gojën, gjysmë i thartë. Mollë (kumbull) e athët. Lëpjetë e athët. Gjellë e athët. Verë e athët. Shije e athët.
    2. Që ka një erë si të thartë e të pakëndshme, që të shpon a të djeg hundët. Erë e athët. Tym i athët.
    3. Që është me të ftohtë të hidhur, që të than (për motin). Kohë e athët. Dimër i athët.
    4. fig. Që është pak si i ashpër dhe i papëlqyeshëm, i tillë që nuk të vjen mirë kur e dëgjon; i thartë, i pakëndshëm. Fjalë të athëta. I athët nga goja.
    5. fig. Që nuk duron ta prekësh, zemërak, idhnak, i ashpër (për njerëzit). Djalë i athët.
    IIIndajf.
    1. Në mënyrë jo to këndshme, thartë, hidhur; pak si ashpër. Më erdhi athët. I foli athët.