Skip Navigation or Skip to Content
X
ATHËT as.
shih ATHTËSI,~A. I heq të athëtit.
ATHËT mb.
1. Që është pak i thartë e që të mbledh gojën, gjysmë i thartë. Mollë (kumbull) e athët. Lëpjetë e athët. Gjellë e athët. Verë e athët. Shije e athët.
2. Që ka një erë si të thartë e të pakëndshme, që të shpon a të djeg hundët. Erë e athët. Tym i athët.
3. Që është me të ftohtë të hidhur, që të than (për motin). Kohë e athët. Dimër i athët.
4. fig. Që është pak si i ashpër dhe i papëlqyeshëm, i tillë që nuk të vjen mirë kur e dëgjon; i thartë, i pakëndshëm. Fjalë të athëta. I athët nga goja.
5. fig. Që nuk duron ta prekësh, zemërak, idhnak, i ashpër (për njerëzit). Djalë i athët.
ATHËT ndajf.
Në mënyrë jo to këndshme, thartë, hidhur; pak si ashpër. Më erdhi athët. I foli athët.