Skip Navigation or Skip to Content
X
ATILLË mb.dëft.
1. I ngjashëm nga vetitë, i të njëjtit lloj me një tjetër a me diçka tjetër që është larg atij që flet; siç është ai ose ajo, sikurse ai ose ajo; kund. i këtillë. Punë e atillë. Një shtëpi të atillë. Dy copë të atilla. Disa të këtilla, disa të atilla.
2. Përdoret për të shprehur një shkallë të lartë të cilësisë ose për të përforcuar vlerësimin mohues a pohues. Kushte të atilla. Rrethana të atilla. Njeri i atillë. Burrë (trim) i atillë.
3. Përdoret në fjalinë kryesore për të treguar një cilësi a gjendje ose një shkallë të lartë të një vetie, që përcaktohet e zbërthyer në fjalinë e varur. Ka vite të atilla, që barazohen me epoka. * I atillë e i këtillë përdoret për të zëvendësuar fjalët vlerësuese, zakonisht sharëse, që janë thënë për dikë. Diçka e atillë pak a shumë ajo gjë, afërsisht ashtu.