Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ATRIBUT

    m. sh. libr.
    1. filoz. Veti thelbësore, e domosdoshme dhe e përhershme e një sendi a e një dukurie; cilësi që karakterizon një send a një dukuri. Atribut i brendshëm i materies. Atribut i një shoqërie.
    2. Veti karakteristike, tipar i përhershëm. I jep atributin që i takon.
    3. kryes. sh. zyrt. Të drejtat e cilësitë për të kryer një detyrë ose funksion shtetëror. Me atributet e një qeverie.