ATROFIZOHEM vetv.
1. vet. veta III biol., mjek. Dobësohet, rrëgjohet dhe mpihet për shkak të mungesës së ushqimit ose për shkak se qëndron pa vepruar për një kohë të gjatë (për një organ a për një ind të organizmit). Atrofizohen muskujt. Atrofizohet dora.
2. fig. libr. Humb vetitë a cilësitë e mira, më dobësohen a me pakësohen aftësitë krijuese, vyshkem. I atrofizohen aftësitë.