Skip Navigation or Skip to Content
X
AUDITOR m.sh.
1. Sallë e posaçme për të mbajtur leksione, referate etj., zakonisht në ndërtesën e një shkolle të lartë. Auditorët e universitetit. Hyj (zë vend) në auditor. Dal nga auditori.
2. përmb. Tërësia e dëgjuesve të një leksioni, të një referati etj., zakonisht të mbledhur në një sallë. Auditor i gjerë (i ngritur). Shumica e auditorit. Flas përpara një auditori.
3. fig. Vend ku mësohet për të zgjeruar e për të theluar njohuritë teknike e shkencore, politike, ideologjike etj. Kthehet në një auditor të madh.