Skip Navigation or Skip to Content
X
AUREOLË f.sh.
1. Rreth i shkëlqyer që shihet përqark një sendi të ndritshëm, brerore. Aureole e ndritshme. Aureole drite. Aureola e hënës (e diellit). Ndrit si aureole.
2. fet. Kurorë e ndritshme që u pikturohet përqark kokave të shenjtorëve në ikonat, për të treguar shenjtërinë e tyre sipas paragjykimeve fetare.
3. fig. Shkëlqimi i madhështisë, i lavdisë ose i nderimit, që rrethon dikë a diçka. Aureola e lavdisë (e fitores). I rrethuar me një aureole. Krijoj një aureole rreth dikujt. I heq aureolën dikujt.