AUTARKI f.ek.
Politikë ekonomike e shteteve imperialiste, që synon të krijojë një ekonomi kombëtare të mbyllur, për të përgatitur luftëra pushtuese; gjendja e një shteti ose synimi për t'u mbyllur brenda caqeve të ekonomisë së vet për plotësimin e të gjitha kërkesave. Politika e autarkisë. Bie në autarki.