Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    AUTENTIK

    mb. libr.
    1. Që është i saktë e i sigurt, që nuk ngjall dyshime, i vërtetë. Fakt (lajm) autentik. Burim autentik.
    2. Që nuk është kopje e diçkaje, origjinal. Dokument autentik. Vepër autentike.
    3. drejt. Që është vërtetuar zyrtarisht sipas origjinalit, që përputhet plotësisht me origjinalin; që është i njëjtë me një tjetër. Kopje autentike.