Skip Navigation or Skip to Content
X
AUTOMAT m.sh.
1. tek. Makinë ose aparat që punon vetë me anë të një mekanizmi të posaçëm, pa pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të njeriut. Automatë elektrikë. Automati i tharjes. Automat me gaz. Pajis me automat.
2. fig. Ai që vepron a që kryen diçka pa vetëdije ose pa u menduar; ai që vepron në mënyrë mekanike sipas dëshirave ose udhëzimeve të një tjetri.
AUTOMAT mb.libr.
Që bëhet pa vetëdije a pa u menduar për të; që vepron në mënyrë mekanike Sipas dëshirave ose udhëzimeve të një tjetri, që e kryen diçka si automat. Lëvizje automate. Në mënyrë automate.