Skip Navigation or Skip to Content
X
AUTOMOBIL m.sh.
Automjet me madhësi e forma të ndryshme (si autobusi, kamioni, vetura etj.), që shërben për mbartjen e udhëtarëve ose të mallrave, për gara sportive etj.; makinë. Automobil sportiv. Automobil udhëtarësh. Buria e automobilit. Rrugë automobili. Uzinë automobilash. Udhëtoj (shkoj) me automobil. Ngas automobilin. Hipi në automobil.