AUTORIZIM m.sh.
1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve AUTORIZOJ, AUTORIZOHEM. Me autorizim të organeve. Kam autorizimin e dikujt. Marr autorizim prej dikujt.
2. Shkresë me të cilën i jepet e drejta dikujt të kryejë një punë në emër të atij, që e ka lëshuar këtë shkresë; dokument zyrtar që lejon dikë për të bërë një veprim a një punë. Autorizim për shtëpi. Autorizim për gjueti (për tërheqjen e të hollave). Lëshoj (jap) autorizim. Kam (marr) autorizim. Lejohet me autorizim.