AVANCË
f. sh. bised.
- fin. Pagë ose diçka tjetër, që merret para kohës së caktuar; paradhënie. I jap avancë. Marr avancë. Kthej avancën.
- fig. Epërsi e fituar ose epërsi që i jepet tjetrit që në fillim. Dy pikë avancë. Jam në avancë. I jap avancë.
Shprehje
- Me avancë... para afatit, para kohës së caktuar.