Skip Navigation or Skip to Content
X
AVËR f.sh.
1. Ajër i ngrohtë ose erë e ngrohtë që të zë frymën; zagushi. Avër e madhe (e keqe). Bën (është) avër.
2. Afsh i nxehtë, afsh zjarri; vapë. Të djeg avra. Ndiej një avër në trup.
3. Erë e hollë dhe e ftohtë, thëllim, acar. Fryn një avër.
4. Akullishtë; rrasë akulli që rri mbi ujë.
AVËR m.sh.
Vend i hapët, hapësirë; tokë e gjerë e papunuar. Avrat e maleve.