Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    AVOKAT

    m. sh.
    1. drejt. Jurist që jep ndihmë e këshilla për çështje të drejtësisë, që ndjek një çështje gjatë gjykimit si mbrojtës a si përfaqësues i një pale në gjyq (sot në Shqipëri këto detyra kryhen nga këshilltari ligjor). Avokat mbrojtës. Kolektiva e avokatëve. Zyra e avokatëve. Fjala e avokatit. Zuri (mori) avokat.
    2. keq. Ai që mbron e përkrah me fjalë dikë tjetër, pavarësisht nëse ky ka ose nuk ka të drejtë. Avokat i të tjerëve. I doli (iu bë) avokat. Nuk kam nevojë për avokat.