AVULLOJ kal.
1. Kthej në avull, kthej në gjendje të gaztë duke e valuar (për lëngjet). Avulloj ujin.
2. tek. Përpunoj diçka me avull. Avulloj drurin.
3. krahin. Djeg gjithë bimët e një toke dhe u shkul rrënjët para se ta hap rrah. Avulloj rrahun.
4. jokal. vet. veta III. Kthehet në avull ose në gaz, bëhet avull, avullohet. Avullon uji. Avullon benzina.
5. jokal. Nxjerr avull. Avullon toka. Avullojnë rrobat. Me avullon trupi. * Më avullon koka kam shumë shqetësime e telashe, më zien koka.