AVULLUAR mb.
1. Që është kthyer në avull, që është shndërruar në gjendje të gaztë. Ujë i avulluar. Lëngje të avulluara.
2. Që lëshon avull nga të nxehurit; i djersitur.
3. Që ka zënë një cipë avulli, që është i veshur si me mjegull. Xham i avulluar.
4. tek. Që është përpunuar me avull. Dru i avulluar.