AXHAMI m.sh.bised.
1. Fëmijë, kalama. Punë axhaminjsh. Është ende axhami. Flet (bën) si axhami.
2. keq. Njeri i papërvojë e i pastërvitur në një punë, kalama.
3. përd. mb. bised. Që është ende i vogël e i parritur. Djalë axhami. Vajzë axhami.
4. keq. Përd. mb. sipas kuptimit 2 të emrit.