AZDISUR mb.bised.
1. Që është rritur tej mase, që është zhvilluar shumë, i harlisur. Grurë (misër) i azdisur. Lule (pemë) e azdisur.
2. fig. Që nuk përmbahet dot, i harbuar, i tërbuar (për kafshët); që lëviz me vrull; i papërmbajtur (për dallgët etj.). Kalë (mëz) i azdisur. Pelë (mushkë) e azdisur. Erë e azdisur. Dallgë të azdisura.
3. fig. Që është i papërmbajtur; që nuk njeh kufi, i shfrenuar, i shthurur. Djalë i azdisur. Grua e azdisur. Dëshira të azdisura. Fantazi e azdisur.