BADËR
f. sh.
- bot. Bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell të degëzuar e të lartë rreth një metër, me rrënjë si qepujkë, me gjethe si të preshit dhe me lule të vogla e të bardha, që rritet në kullota dimërore e lulëzon në pranverë; presh i egër. Badra e malit. Badër uji. Lule badre. Karabush badre.
- bot. Shpatore, luleshpatë.
- Balonë fëmijësh, që bëhet me kërcellin e prasit të egër.
Shprehje
- E bëri badër e shkatërroi krejt diçka, e bëri fije-fije; e bëri pluhur e hi.