Skip Navigation or Skip to Content
X
BADËR f.sh.
1. bot. Bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell të degëzuar e të lartë rreth një metër, me rrënjë si qepujkë, me gjethe si të preshit dhe me lule të vogla e të bardha, që rritet në kullota dimërore e lulëzon në pranverë; presh i egër. Badra e malit. Badër uji. Lule badre. Karabush badre.
2. bot. Shpatore, luleshpatë.
3. Balonë fëmijësh, që bëhet me kërcellin e prasit të egër. * E bëri badër e shkatërroi krejt diçka, e bëri fije-fije; e bëri pluhur e hi.