Skip Navigation or Skip to Content
X
BADIHAVA ndajf.bised.
1. Falas. Merrte (jepte) badihava. Hante badihava. Punonte badihava.
2. Shumë lirë, gati falas. E bleu (e shiti) badihava.
3. fig. Pa dobi, kot së koti, kot; pa e marrë me gjithë mend dhe pa ndier përgjegjësi; në erë, në tym. Fliste (bluante) badihava. Dëgjonte badihava.
4. përd. mb. Që kushton shumë lirë; që jepet falas ose pothuaj falas. Mall (plaçkë) badihava.