Skip Navigation or Skip to Content
X
BAGAZH m.sh.
1. Plaçka e sende të ndryshme, të futura në valixhe, të mbështjella etj., që merr me vete dikush kur udhëton me një mjet. Bagazhet e dorës. Vend (vagon) për bagazhe. Dhoma e bagazheve. Biletë bagazhi. Ngarkoj bagazhin.
2. fig. libr. Tërësia e njohurive, e pikëpamjeve etj. që ka fituar ose që zotëron një njeri; tërësia e elementeve që përbëjnë përmbajtjen e një vepre, të një veprimtarie etj. Bagazh ideologjik (politik, teorik, shkencor). Bagazh i pasur. Bagazh njohurish (idesh, pikëpamjesh).