Skip Navigation or Skip to Content
X
BAJAME f.sh.
1. bot. Pemë e vendeve të ngrohta, me gjethe të vogla e heshtake dhe me lule të bardha ose ngjyrë trëndafili, që çelin në pranverë; fryti i këtij druri, që ka trajtë vezake dhe lëvozhgë të fortë e të lëmuar; thelbi i këtij fryti, që ka shije të ëmbël ose të hidhur. Bajame e ëmbël (e hidhur). Bajame të pjekura (të qëruara, të thata). Bajame me kripë. Vaj bajamesh. Llokume me bajame. Me sy si bajame.
2. vet. sh. anat., mjek. Dy gjëndra në trajtë vezake, që ndodhen në anët e grykës rrëzë gjuhës; sëmundje e këtyre gjëndrave, që shfaqet me pezmatimin dhe qelbëzimin e tyre. Iu qelbëzuan (iu sëmurën) bajamet. Më dhembin bajamet. Vuaj nga bajamet. Heq bajamet.