Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    BAJGË

    f. sh.
    1. Pjesa e padobishme e ushqimit, që nxjerrin jashtë lopët, kuajt, mushkat e gomarët; jashtëqitjet e kafshëve, pleh bagëtish. Bajga të thata. Bajgë lope. Erë bajge. Tym bajgash. Kasolle e lyer me bajga. E leu me bajga. Ndezën zjarrin me bajga.
    2. thjeshtligj., shar. Njeri i ndyrë e i poshtër, njeri pa vlerë, pa karakter dhe i pacipë.

      Shprehje

      • I bëri bajgën dikujt a diçkaje thjeshtligj. E braktisi dikë a diçka pa çarë kokën për të. Iu bë bajgë dikujt thjeshtligj. iu nënshtrua plotësisht, iu qep e i lëpihet për t'i bërë qejfin. E lëshon bajgën thjeshtligj. nuk ka kujdes fare, nuk di as vetë se ç'bën, e bën një punë shkel e shko; flet pa u menduar, pa i peshuar fjalët. I lëshon fjalët si lopa bajgën thjeshtligj. flet fare pa përgjegjësi e pa u menduar, nuk di as vetë se ç'thotë. Iu ngjit si bajga (si balta) pas këpucës thjeshtligj. iu ngjit nga pas e nuk i ndahet; e mërziti shumë, iu bë rrodhe.