BAJRAK
m. sh.
- Dhe -qe(t) 1. vjet. flamur; / etnogr. shami e madhe me lule e xhufka, që e mbajnë krushqit si flamur kur marrin nusen. 2. fig. njeri me trup të drejtë e të bukur; ai që shquhet mbi të tjerët nga bukuria e trupit. 3. hist. njësi ushtarake e më vonë administrative në ndarjen tokësore të disa krahinave të Shqipërisë, në vend të organizimit fisnor patriarkal.