Skip Navigation or Skip to Content
X
BAKËR m.
1. kim. Metal me ngjyrë të kuqërreme, që punohet lehtë dhe që është përcjellës shumë i mirë i elektricitetit e i nxehtësisë (simboli Cu). Bakër i kuq. Bakër i pastër. Bakër i petëzuar. Tel bakri. Enë (tepsi, kusi) bakri. Monedhë bakri. Minierë (mineral) bakri. Industria e bakrit. Shkrirja (derdhja) e bakrit. Pasurimi i bakrit. Lidhje bakri. Ngjyrë bakri.
2. bised. Kripë helmuese, që formohet prej këtij metali në enët e pakallajisura. Lëshon (nxjerr) bakër ena.
3. vet. sh. ~RA, ~RAT. Bakëret. Kallajisi bakrat.
4. fig. keq. Gjë që nuk vlen shumë a që nuk e çmojmë si duhet. Para bakër diçka me vlerë të pakët ose fare pa vlerë. * Me bakra e me çakra me të gjitha gjërat, me çdo gjë që ka, me laçkë e me plaçkë. I doli bakri keq. iu zbulua fytyra e vërtetë, i dolën lakrat në shesh, i doli boja. M'u bë syri bakër për diçka digjem nga dëshira për të pasur diçka. E ka syrin bakër i shkëlqejnë sytë, ka vështrim të mprehtë.