Skip Navigation or Skip to Content
X
BAKLLAVA f.sh.
Ëmbëlsirë, që bëhet si byrek me petë të holla, të mbushura në mes me arra të shtypura dhe që, pasi piqet, përvëlohet me sherbet; një copë nga kjo ëmbëlsirë, e prerë zakonisht në trajtë rombi. Bakllava me arra (me shumë petë). Thelë bakllavaje. Hëngri një bakllava. * Nuk bëhet bakllava me miell thekre fj. u. nuk bëhet mirë një punë kur mungojnë mjetet e nevojshme. Ka (kërkon të ketë) njërën dorë në bakllava dhe tjetrën në revani (në mjaltë, në kabuni) përb. shih te DOR/Ë,~A.