Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    BALANCË

    f. sh. libr.
    1. shih PESHOR/E,~JA. Vë (peshoj) në balancë.
    2. fig. Masë, mjet a mënyrë për vlerësimin ose për gjykimin e një çështjeje a të një njeriu. Peshon (rëndon) në balancë. Nga anon balanca.
    3. fig. Baraspeshë, përpjesëtim i njëjtë i forcave në të dy anët. Balanca e forcave.

      Shprehje

      • Vë në balancë e shqyrtoj mirë diçka për ta vlerësuar ose për ta krahasuar me një tjetër, e peshoj. Është në balancë kërkohet një zgjidhje për diçka, vendoset për diçka.