BALASH m.sh.
1. Kafshë shtëpiake mashkull (zakonisht kalë ose ka), me një balë të bardhë në ballë ose me bala në trup. Kazili dhe balashi. Shaloi balashin.
2. Njeri me flokët ose me qimet e fytyrës krejt të bardha.
3. shar. Njeri i paturp, njeri të cilit i ka plasur cipa.
BALASH mb.
1. Që ka një balë të bardhë në ballë ose bala në trup (për kafshët shtëpiake). Ka (kalë, qen) balash. Lopë (pelë, dele) balashe.
2. Laraman, i përzier me të bardhë e të zi (për qimet, për flokët). Flokë balashë.
3. fig. mospërf. Laraman, i përzier. Gjuhë balashe. * Njihet si kau (si kali) balash dallohet mirë midis të tjerëve, njihet menjëherë; e tregojnë me gisht.