BALAST m.
1. Ngarkesë e rëndë (zhavorr, rërë, ujë etj.), e cila vihet në fund të anijeve që këto të zhyten në ujë aq sa duhet ose ndër aerostate që të rregullohet lartësia e ngjitjes së tyre. Vunë (ngarkuan) balastin. Heq (shkarkoj, hedh) balastin.
2. hek. Zhavorr, i cili hidhet nën traversa, që ato të mos lëvizin dhe që pesha të shpërndahet njësoj. Shtruan balastin.
3. fig. Pesha e tepërt, ngarkesë e panevojshme; diçka që rëndon kot, barrë.