BALENË f.sh.
1. zool. Kafshë gjitare shumë e madhe, me trup si të peshkut, me gojë shumë të gjerë e me fletëza të brirta në vend të dhëmbëve, që jeton në oqeane e dete dhe gjuhet për mishin e për dhjamin e saj. Balena polare. Balena e kaltër. Balena me dhëmbë. Mish (vaj, dhjamë) balene. Gjuetia e balenave.
2. bised. Një lloj purteke që bëhet nga dhëmbët e kësaj kafshë, që epet e nuk thyhet dhe që përdoret si fortesë për korsetë, për jakat e këmishëve etj. Balena për jaka.