BALESTËR f.sh.
1. tek. Tufë rripash të përkulshëm prej metali ose susta, që vihen midis boshtit e shtratit të automjeteve, të vagonëve a të karrocave për të zbutur goditjet e lëkundjet gjatë udhëtimit. Balestrat e pasme. Balestër çeliku. Balestër sustë. Balestër makine. U thyen (ranë) balestrat. Ngre balestrat. Kërcasin balestrat.
2. hist. Arbaletë.