BALET m.sh.art.
1. Arti i valleve me figura, që luhen në skenë nga disa veta. Baleti shqiptar. Balet kombëtar. Balet klasik. Balet në akull. Teatri i Operës dhe i Baletit. Shfaqje baleti. Trupa e baletit. Shkollë baleti.
2. Pjesë teatrale me valle e me lëvizje të figurshme, e cila shoqërohet me muzikë; muzika që shoqëron këtë pjesë. Baleti «Cuca e maleve». Balet me një akt. Pjesë të zgjedhura nga baletet. Muzikë baleti.
3. bised. Institucioni i artit të valleve me figura; ndërtesa e këtij institucioni; trupa që luan në skenë valle me figura. Punon në balet. Hyri në balet. Turneu i baletit.