Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    BALLAFAQOHEM

    vetv.
    1. Vihem ballë për ballë me një tjetër për të nxjerrë në shesh të vërtetën rreth pohimeve të bëra, bëj ballafaqimin me dikë; drejt. dal para hetuesisë e merrem në pyetje para një të pandehuri a një dëshmitari për të gjetur kundërshtimet në pohimet dhe për të zbuluar të vërtetën. U ballafaquan para kolektivit. Ballafaqohen dy veta.
    2. Vihem ballë për ballë me një tjetër për t'u krahasuar me të dhe për të përfituar nga përvoja e tij a për t'i dhënë përvojën time.
    3. I vihem ballë për ballë dikujt si kundërshtar, i qëndroj kundër. Jemi ballafaquar shumë herë me armiqtë.
    4. Pës. e BALLAFAQOJ