BALLË
Im.
- Pjesa e fytyrës së njeriut midis syve e flokëve ose te kafshët midis syve e brirëve: shtegu i ballit pjesa midis vetullave, balloku; rrudhat e ballit; në lule të ballit; i kërceu delli i ballit u zemërua shumë.
- Edhe sh. -ë(t), pjesa e përparme e një ndërtese, e një galerie, e një sendi etj; ballore, balle: balli i shtëpisë; ballët e krevatit (e djepit, e samarit); balli i tunelit (min.).
- Fillimi, kreu, radhët e para: balli i kopesë; balli i luftës; doli në ballë; / fig. vendi më i rëndësishëm: as në ballë, as në bisht as ndër të parët, as ndër të fundit, në mes. 3. fig. pjesa më e zgjedhur, ajka, lulja; gjëja më kryesore; kund. bisht: balli i djemve; balli i rakisë (i kazanit); balli i kombit.
- Edhe sh. -ë(t), krehër pushke me 5-6 fishekë.
Shprehje
- Ballë për ballë përballë; si kundërshtarë; ballaballas; me ballë hapur (hapët) ballëhapur; me ballin lart ballëlart; me ballë të larë i pafajshëm; i bëj ballë i qëndroj, e përballoj; ia dal në krye; bëri (dha) ballë u duk, u shfaq; të çan (ta jep) në ballë është shumë i ftohtë (për ujin); është shumë i fortë (për pijet); e ka të shkruar në ballë duket fare qartë; e puth dhe e vë në ballë e pranoj me qejf para diçkaje tjetër më të keqe.
IIm. sh. spec.
- Njësi për të matur shkallën ose forcën e tërmetit, të erës etj.: tërmet shtatë ballë.