BALLËSOR
Im. sh.
- Pjesa e përparme e samarit a e shalës, balli i samarit a i shalës, kaptelli, balluku. Ballësori i samarit (i shalës). E lidh litarin në ballësor.
- Tra në anë të çatisë, që shkon nga streha në kulm, mahi. Ballësorët e çatisë.
IImb.
- Që bëhet në ballë të gjerë, që i përfshin të gjitha njëkohësisht. Zgjidhje ballësore. Përparim ballësor. Në mënyrë ballësore.