Skip Navigation or Skip to Content
X
BALLËSOR m.sh.
1. Pjesa e përparme e samarit a e shalës, balli i samarit a i shalës, kaptelli, balluku. Ballësori i samarit (i shalës). E lidh litarin në ballësor.
2. Tra në anë të çatisë, që shkon nga streha në kulm, mahi. Ballësorët e çatisë.
BALLËSOR mb.
Që bëhet në ballë të gjerë, që i përfshin të gjitha njëkohësisht. Zgjidhje ballësore. Përparim ballësor. Në mënyrë ballësore.