BALLINË f.sh.
1. arkit. Faqja kryesore e një shtëpie, me dyer e dritare të zbukuruara; pjesa e zbukuruar mbi derën a mbi dritaret e një shtëpie; parëse, fasadë. Pamja e ballinës.
2. shtypshkr. Faqja e parë e një libri, ku shtypet titulli; figurë për zbukurim në faqen e parë të një libri ose në krye të fletës. Faqos ballinën.