BALLIST m.sh.
Anëtar i «Ballit Kombëtar» (organizatë politike tradhtare e borgjezisë dhe e çifligarëve, që bashkonte rryma të ndryshme reaksionare në kohën e Luftës Nacionalçlirimtare dhe që me një program demagogjik nacionalist iu kundërvu Frontit Nacionalçlirimtar e bashkëpunoi me pushtuesit fashistë e nazistë). Lufta me ballistët. Krimet e ballistëve.
BALLIST mb.
Që ka të bëjë me organizatën politike tradhtare të «Ballit Kombëtar» dhe me veprimtarinë e saj, i «Ballit Kombëtar»; që ka të bëjë me ballistët, i ballistëve. Çetë (bandë) balliste. Krerët ballistë.