BALLOR
Im.
- anat. Kocka e ballit.
- fig. shih BALL/Ë, ~I I
- Ballori i klasës (i shokëve). Ballori i mishit.
IImb.
- anat. Që i përket ballit, i ballit. Kocka ballore. Pjesa ballore.
- Që ndodhet në ballë të diçkaje, që është nga ana e kreut; që është në pjesën e përparme a në radhët e para. Faqja (ana) ballore. Sipërfaqja ballore.
- Që bëhet në drejtim të ballit a ballë për ballë; që përfshin një kufi të gjerë, që bëhet në ballë të gjerë. Drejtim ballor. Mësymje ballore. Sulm ballor. Prerje ballore.
- fig. Që është më i miri në llojin e vet; i zgjedhur. Lopë ballore. Dash ballor.