BALLOR m.
1. anat. Kocka e ballit.
2. fig. shih BALL/Ë, ~I I
3. Ballori i klasës (i shokëve). Ballori i mishit.
BALLOR mb.
1. anat. Që i përket ballit, i ballit. Kocka ballore. Pjesa ballore.
2. Që ndodhet në ballë të diçkaje, që është nga ana e kreut; që është në pjesën e përparme a në radhët e para. Faqja (ana) ballore. Sipërfaqja ballore.
3. Që bëhet në drejtim të ballit a ballë për ballë; që përfshin një kufi të gjerë, që bëhet në ballë të gjerë. Drejtim ballor. Mësymje ballore. Sulm ballor. Prerje ballore.
4. fig. Që është më i miri në llojin e vet; i zgjedhur. Lopë ballore. Dash ballor.